Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Thirrje për pjesëmarrje: Trajnim për Angazhim dhe Fuqizim Rinor për të luftuar radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm
Publishing date: 25 gusht 2025
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
Misioni i OSBE-së në Shkup është duke bërë thirrje për pjesëmarrje në Trajnimin për Angazhim dhe Fuqizim Rinor për të luftuar radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, që do të mbahet më 15–18 shtator 2025 në Hotelin Romantik në Veles. Kjo nismë synon të pajisë liderët e rinj me njohurinë dhe aftësitë për të trajtuar sfidat në parandalimin e konfliktit dhe sigurisë kombëtare. Ky është programi i tretë i Misionit me fokus në rininë, duke bashkuar 20 studentë që ndjekin studimet e sigurisë, drejtësisë, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe studimet politike në universitetet mbarë Maqedonisë së Veriut. Pjesëmarrësit do të punojnë me pjesëtarët e Misionit të OSBE-së dhe ekspertët e institucioneve të sigurisë shtetërore, duke fituar perspektiva praktike mbi kompleksitetet e shoqërive shumë kulturore dhe sfidat moderne të sigurisë. Periudha aplikimit: 25 gusht – 07 shtator 2025. Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të informohen me anë të e-mailit, pra të gjithë kandidatët që do të aplikojnë duhet të ofrojnë adresë aktive. Formulari aplikimit është në gjuhën angleze, kurse aplikimet në gjuhët maqedonase dhe shqipe janë të mirëseardhura. Misioni i OSBE-së do të mbulojë të gjitha shpenzimet lidhur me akomodimin, udhëtimin, materialet e trajnimit dhe vaktet. Gjatë ngjarjes do të mundësohet përkthim simultan. Aplikoni këtu: https://forms.gle/cJzrtcie2v5ZCwbV6
Misioni i OSBE-së në Shkup kremton Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me fokus në angazhimin qytetar
Publishing date: 12 gusht 2025
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
Misioni i OSBE-së në Shkup shënoi Ditën Ndërkombëtare të Rinisë duke festuar fuqinë e angazhimit qytetar të të rinjve në ceremoninë “ Ndarja e Çmimit për Pjesëmarrje Rinore”, që u mbajt në Suli An (Hamami i Sulit) në Çarshinë e vjetër të Shkupit. Organizuar nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, dhe Këshillit Kombëtar Rinor të Maqedonisë, me mbështetjen e Misionit, evenimenti nderoi individët e rinj, grupet joformale dhe organizatat rinore nismat e të cilëve janë duke transformuar komunitetet mbarë Maqedonisë së Veriut. Në fjalimin e saj, Enrica Vida, shefe e Zyrës së Misionit për Çështje Politike dhe Komunikim, lavdëroi “kreativitetin, pasionin dhe udhëheqjen” e të rinjve dhe paralajmëroi një kategori të re “ Çmimi për të Rinj dhe Sigurinë”, të cilin Misioni do ta nisë në vitin 2026. Çmimi do të njohë liderët e rinj dhe organizatat që kontribuojnë për komunitete më të sigurta dhe të qëndrueshme duke përforcuar angazhimin e Misionit ndaj axhendës së të Rinjve, Paqes dhe Sigurisë. “Pjesëmarrja e të rinjve është më shumë se një e drejtë – është përgjegjësi dhe një mundësi unike për të formësuar ardhmërinë tonë të përbashkët” tha Vida. “Nga projektet për edukimin financiar që lidhin Shkupin dhe Kosta Rikën, deri te fushatat bazë për barazinë gjinore, sigurinë dhe dialogun ndërkulturor, ju po tregoni se angazhimi qytetar është demokraci në vepra”. Ceremonia paraqiti shembuj frymëzues të nismave të udhëhequra nga të rinjtë, nga projektet për ripërtëritjen urbane të Shkupit deri në kampet verore ndërkulturore për fëmijë nga zonat e prekura nga kriza. Këto rrëfime, theksoi Vida, janë “xixa” që shndërrohen në ndryshime të qëndrueshme. Si pjesë e strategjisë trevjeçare, Misioni do të vazhdojë të mbështesë politikat sipas nevojave të rinisë, dialogun e strukturuar me institucionet dhe nismat e ardhshme siç është Grupi Nacional i Punës për Parandalimin e Dhunës midis të Rinjve, një përpjekje e përbashkët me Ministrinë për të zhvilluar zgjidhje të bazuara në prova që pasqyrojnë nevojat dhe perspektivat e të rinjve. Duke sjellë në një vend vendimmarrësit, shoqërinë qytetare dhe liderët e rinj, këtë vit, Dita Ndërkombëtare e Rinisë riafirmoi një angazhim të përbashkët: fuqizimin e të rinjve si partnerë qenësorë në ndërtimin e shoqërive demokratike, gjithëpërfshirëse dhe paqësore.
Misionet e OSBE-së nxisin bashkëpunimin rajonal mes bashkive kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore
Publishing date: 16 korrik 2025
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Misioni i OSBE-së në Kosovë, Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve, Barazia gjinore
Rreth 50 përfaqësues nga bashkitë, forcat e rendit, sistemi i drejtësisë, shërbimet sociale dhe shoqëria civile nga Kukësi dhe Dragashi u mblodhën në Kukës, më 16 korrik 2025, për të forcuar bashkëpunimin në adresimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.
E dërguara e posaçme e Kryesisë së OSBE-së përfundon vizitën e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut
Publishing date: 9 maj 2025
Content type: Komunikatat për shtyp
VJENË/HELSINKI, 9 maj 2025- E dërguara e posaçme e Kryesisë së OSBE-së, ambasadorja Terhi Hakala, përfundoi sot vizitën e saj zyrtare të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Vizita riafirmoi përkushtimin e OSBE-së për stabilitet, siguri dhe forcimin e institucioneve demokratike në Evropën Juglindore.
Drejt barazisë midis grave dhe burrave
Publishing date: 14 shkurt 2025
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Demokratizimi, Barazia gjinore
[embed:https://youtu.be/hUFRrXVgrY8] Me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup, Kuvendi është duke bërë progres të prekshëm drejt barazisë midis grave dhe burrave, duke prezantuar politika të reja, forcuar mbikëqyrjen dhe avancuar reformat strukturore. Më 11 shkurt, Komisioni parlamentar për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat miratoi Planin Nacional të Veprimit për avancimin e barazisë midis grave dhe burrave për periudhën 2025-2027. [1] “Ky hap shënon Planin e tretë të radhës me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), duke forcuar përkushtimin e Kuvendit në promovimin e barazisë midis grave dhe burrave,” tha ambasadori Kilian Wahl, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup. Marina Dimovska, Sekretare e Përgjithshme e Kuvendit, riafirmoi përkushtimin e institucionit për promovimin e mundësive të barabarta për të gjithë. “Kuvendi, si shtëpia që përfaqëson të gjithë qytetarët dhe institucioni demokratik më i rëndësishëm, mbetet fuqia kryesore për promovimin e barazisë midis grave dhe burrave.” Plani i ri i veprimit vendos qëllime ambicioze me synim të forcimit të barazisë midis grave dhe burrave në përfaqësimin politik, proceset legjislative dhe funksionet e mbikëqyrjes. Madje, këto përpjekje përqendrohen në forcimin e organizimit të brendshëm të Kuvendit, duke përfshirë themelimin e njësisë të dedikuar për barazinë midis grave dhe burrave, përmirësimet infrastrukturore për përkrahjen e politikave në sferën e familjes për stafin dhe deputetët, dhe rritjen e kapaciteteve për analizë gjinore. Objektivat kyçe përfshinë avancimin e standardeve etike për të parandaluar të gjithë format e dhunës, duke inkurajuar politikanët burra për të nxitur në mënyrë aktive barazinë, dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik për çështjet që lidhen me gjininë. Që nga viti 2019, Misioni i OSBE-së në Shkup dhe ODIHR kanë mbështetur përpjekjet për ta bërë Kuvendin më gjithëpërfshirës, duke siguruar që perspektivat dhe prioritetet e grave dhe burrave reflektohen në punën e tij. Kuvendi ka paraqitur sesione trajnimi të specializuara për barazinë gjinore, doracak gjithëpërfshirës mbi praktikat më të mira [2], si dhe trajnim induksioni për deputetët e sapozgjedhur. Posti i Këshilltarit Gjinor, i themeluar në vitin 2023, siguron mbështetje të plotë dhe të vazhdueshme për politikat që reflektojnë nevojat e të gjithë qytetarëve. Këto ndryshime gjithëpërfshirëse janë duke formësuar një Kuvend më të drejtë dhe më përfaqësues. Seanca plenare vjetore që shënon Ditën Ndërkombëtare të Gruas mbanë barazinë në agjendë, përderisa dispozitat me ndjeshmëri gjinore të Rregullave të Procedurës ndihmojnë në shndërrimin e angazhimeve në veprime. Shkëmbimet rajonale forcojnë më tej këto përpjekje, duke promovuar bashkëpunim përtej kufijve për të ndërtuar institucione më gjithëpërfshirëse. Misioni i OSBE-së në Shkup vazhdon të mbështesë institucionet e Maqedonisë së Veriut në përpjekjet e tyre të inkorporojnë praktika me ndjeshmëri gjinore në politikëbërjen, duke siguruar progres të afatgjatë drejt barazisë dhe gjithëpërfshirjes. [1] https://www.sobranie.mk/ns-newsarticle-usvoen-akciskiot-plan-za-unapreduvane-na-ramnopravnosta-megu-zenite-i-mazite.nspx [2] https://www.osce.org/mission-to-skopje/500983
16 Ditët e Aktivizmit kundër DhBGJ-së 2024 Angazhimet e Misionit të OSBE-së në Shkup
Publishing date: 24 nëntor 2024
24 nëntor: Evenimenti qendror i OSBE-së: “Dhuna ndaj grave të reja dhe vajzave: ngacmimi seksual, përndjekja dhe sjellja kontrolluese” Koha dhe vendi: 12:00- 14:30, Laboratorium, Shkup Ky eveniment synon të identifikojë dhe trajtojë sfidat praktike për parandalimin dhe ndjekjen penale të dhunës ndaj grave të reja dhe vajzave, duke u përqendruar në shkallën e ulët të akuzave dhe ndjekjeve penale. Temat kyçe përfshinë rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me ngacmimin seksual, përndjekjen dhe sjelljen kontrolluese si forma gjinore të dhunës, si dhe ndikimin afatgjatë të këtyre krimeve mbi mirëqenien dhe zhvillimin e grave të reja dhe vajzave. Do të projektohet një video e krijuar në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve Dramatike të Universitetit të Shën Kirilit dhe Metodit në Shkup, pasuar nga një debat me palët e kyçura. Komponenti qendror i këtij evenimenti do të jetë firmosja e Deklaratës së Qëllimit, që do të shërbejë si angazhim publik për të luftuar dhunën ndaj grave të reja dhe vajzave. Deklarata përmban dhjetë pika të veprimit me masa konkrete që Misioni i OSBE-së do t’i mbështesë gjatë vitit 2025. Pjesëmarrësit e ftuar për të nënshkruar Deklaratën përfshinë Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Ministren e Arsimit, përfaqësues të shkollave lokale, organizatave të të rinjve dhe OJQ-të që punojnë për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave. Presidentja e Maqedonisë së Veriut dhe Ministrja e Arsimit do të mbajnë fjalët hyrëse. Për shkaqe shëndetësore, Shefi i Misionit të OSBE-së, Ambasadori Kilian Wahl, nuk do të marrë pjesë fizikisht, por do të drejtohet përmes një video mesazhi. Zëvendësshefja e Misionit të OSBE-së do të moderon seancën kryesore. 25 nëntor: Evenimenti që shënon fillimin e 16 Ditëve të Aktivizmit kundër DhBGj-së i organizuar nga KB-të (eveniment i mbështetur nga OSBE) Koha dhe vendi: 19:30-22:30, Muzeu i Qytetit të Shkupit: Lëshimi i disa platformave të ndryshme, me mbështetjen financiare të Misionit të OSBE-së, të cilat do të promovojnë unitet në trajtimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave (DhNGV). Këto platforma përfshinë panele të hapura diskutimi me përfaqësuesit e organizatave partnere të KB-ve dhe donatorët bilateral, ministritë qeveritare, aktivistët rinor, OJQ-të dhe mediat. Evenimenti do të përfshijë projektimin e një dokumentari të shkurtër mbi DhBGj dhe një ekspozitë artistike, “Vragë të Qëndresës, Zëra të Shpresës” nga Martina Spasovska. Zëvendësshefja e Misionit të OSBE-së do të marrë pjesë në panel diskutimin. Seanca publike e Komisionit Parlamentar për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave mbi temën e dhunës ndaj grave dhe vajzave Koha dhe vendi: 10:00-12:00, Kuvendi, Shkup Me ftesë të Kryetares së Komisionit, Shefi i Misionit të OSBE-së do t’i drejtohet Komisionit përmes një video mesazhi, përderisa Zëvendësshefja e Misionit do të marrë pjesë në seancën. 27 nëntor: Punëtori për të diskutuar mbi një analizë ekspertësh të mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Shkup mbi “format e reja të parandalimit të trafikimit me qenie njerëzore me fokus në grupet e cenuara, përfshirë rekomandimet dhe shqetësimet kryesore të grave.” Koha dhe vendi: 10:00-14:30, Hoteli Arka, Shkup (eveniment i mbyllur) Gratë dhe vajzat janë jo proporcionalisht të prekura nga trafikimi me qenie njerëzore për shkak se janë më të nënshtruara dhunës me bazë gjinore. Trafikantët e qenieve njerëzore shpesh shfrytëzojnë pabarazitë gjinore. Kjo punëtori do të eksplorojë strategjitë për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore, veçanërisht nga grupet e cenuara, përfshirë gratë. Seanca do ta pajisë Raportuesin Nacional kundër Trafikimit me mjete për monitorimin e veprimeve parandaluese dhe rreziqeve. Ekspertja Marija Todorovska do ta udhëheqë këtë punëtori. 28-29 nëntor: Trajnim për Juristët mbi të Drejtat e Viktimave në Rastet e Trafikimit me Qenie Njerëzore Koha dhe vendi: 10:00-16:00, Hoteli Arka, Shkup (eveniment i mbyllur) Ky trajnim synon avancimin e kapaciteteve të juristëve për të përfaqësuar viktimat e trafikimit me qenie njerëzore, me fokus të veçantë në gratë dhe vajzat e trafikuara për qëllime të eksploatimit seksual dhe punës së detyruar. Seanca do të trajtojë dallimet midis kontrabandës së emigrantëve dhe trafikimit, duke nënvizuar rrezikun me të cilin përballen gratë dhe vajzat e zhvendosura. Moderatoret: Maja Koneska (Prokurore Publike) dhe Olja Ristova (Gjyqtare). 3-4 dhjetor: Ndërtimi i kapaciteteve të punonjësve social për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore dhe mbrojtën e të drejtave të viktimave Koha dhe vendi: 10:00-16:00, Hoteli Arka, Shkup (eveniment i mbyllur) Si pjesë e përpjekjeve aktuale për të forcuar reagimin e vendit në luftën për t’i dhënë fund trafikimit me qenie njerëzore, Misioni është duke punuar ngushtë me Komisionin Nacional për Luftën kundër Trafikimit dhe me Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë (MPSDR) mbi intervenime të posaçme në përputhje me Planin Vjetor për Zbatimin e Strategjisë Nacionale për Luftimin e Trafikimit. Theksi kryesor i këtyre përpjekjeve është vënë në avancimin e kapaciteteve të punonjësve social për të trajtuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut në mënyrë efektive. Kjo nismë trajnimi synon të pajisë punonjësit socialë me njohuri dhe aftësi thelbësore, ndërkohë që mundëson një vlerësim të nevojave për ekipet e lëvizshme të dedikuara multidisiplinare për të identifikuar popullatat e cenuara, përfshirë viktimat e trafikimit. Me avancimin e aftësive dhe kapaciteteve të punonjësve social në vend, komunitetet do të jenë më të pajisura për të detektuar dhe parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore në një fazë të hershme. Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, me mbështetjen e Misionit, do të udhëheqë seanca për ndërtimin e kapaciteteve për profesionistët e punës sociale të angazhuar në përpjekjet për luftimin e trafikimit. Duke qenë se gratë dhe vajzat janë të prekura në mënyrë jo proporcionale nga trafikimi seksual dhe format e tjera të eksploatimit, trajnimi do të përfshijë raste studimore relevante. Trajnimi do të mbahet nga z. Nazif Avdi dhe znj. Irena Zdravkova, ekspertë të shquar në fushën e luftës kundër TQNj. 10 dhjetor: Punëtori mbi Praktikat më të mira rajonale për rrjetin e shoqatave të grave në polici (PPMShRrPG) Koha dhe vendi: 9:30-17:30, Hoteli Aleksandar Palace, Shkup (eveniment i mbyllur) Kjo punëtori do të sjellë në një vend 6 përfaqësues/e nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe 12 përfaqësuese të Rrjetit të Shoqatave të Grave në Polici nga Prezencat e OSBE-së në Evropën Juglindore. Pjesëmarrësit do të shkëmbejnë përvoja dhe praktika më të mira si mbështetje ndaj përpjekjeve të MPB-së për të themeluar një Rrjet të Shoqatave të Grave në Polici që do jetë funksional dhe i qëndrueshëm i përshtatur peizazhit institucional të vendit gjatë periudhës 2–3 vjeçare, dhe që do të jetë në linjë me Strategjinë afatmesme të re të Misionit për periudhën 2025-2027. 11 dhjetor: Prezantimi i metodologjisë për themelimin e monitorimit të femicidit në Maqedoninë e Veriut Koha dhe vendi: 11:00-14:00, Hoteli Aleksandar Palace, Shkup Ky prezantim synon të pajisë organizatat e shoqërisë civile (OShC) që trajtojnë dhunën me bazë gjinore (DhBGj) dhe palët e interesuara kyçe – siç janë prokurorët publik, gjyqtarët, policia dhe qendrat e shërbimeve sociale – me një pasqyrë të detajuar të metodologjisë të propozuar për monitorimin e femicidit. Qëllimi është të themelohet një sistem i qëndrueshëm për ndjekjen e të dhënave lidhur me femicidin në Maqedoninë e Veriut dhe të kontribuohet në krijimin e një modeli të qëndrueshëm të ndjekjes në mbarë rajonin. Ministri i Punëve të Brendshme, Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Drejtorja Ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe Shefi i Misionit të OSBE-së do t’u drejtohen të pranishmëve. Takimi i 3të midis Task Forcës së Manastirit dhe përfaqësueseve të policisë dhe komunitetit rom për të diskutuar çështjen e prostitucionit Koha dhe vendi: 12:00-15:00, Hoteli Millenium Palace, Manastir (eveniment i mbyllur) Dy raste të profilit të lartë të përdorimit të forcës së tepruar policore ndaj individëve të përkatësisë rome në Manastir diku nga fundi i vitit 2020 sollën tensione midis komunitetit rom dhe ligjzbatuesve. Ndonëse këto tensione nuk ishin të dukshme gjatë tërë kohës dhe incidentet mbetën relativisht të rralla, komunikimi midis dy grupeve ishte i kufizuar kryesisht në konfrontime sporadike. Një mision fillestar faktmbledhës dhe një analizë e situatës hodhi themelet që Misioni ynë të shërbejë si nikoqir i evenimentit të dialogut të parë në mars të vitit 2024, që bashkoi përfaqësuesit e komunitetit rom dhe zyrtarët e policisë dhe nënvizoi nevojën dhe vullnetin për të ndërtuar mirëbesimin reciprok, si dhe identifikimin e një sërë të çështjeve kritike për diskutim. Pas një pauze gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në pranverën e vitit 2024 – së bashku me ndryshimet shoqëruese në menaxhimin e policisë – procesi i dialogut rifilloi në tetor me një eveniment të dytë me fokus në përmirësimin e qasjes në dokumentet e identifikimit. Ky takim shënon vazhdimësinë e dialogut dhe do të trajtojë çështjen e prostitucionit, duke u përqendruar në ndikimin e tij mbi vajzat dhe gratë e përkatësisë rome.
Luftimi i trafikimit të paligjshëm të armëve dhe kontrabanda e emigrantëve në fokusin e evenimentit rajonal të nivelit të lartë të mbajtur në Shkup
Publishing date: 5 nëntor 2024
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Kontrolli i armëve, Menaxhimi i kufijve, Policimi
SHKUP, 5 nëntor 2024- Krimi i organizuar parqet një kërcënim urgjent në Evropën Juglindore, ku trafikimi i paligjshëm i armëve të zjarrit dhe kontrabanda me emigrantët rrezikojnë sigurinë rajonale dhe globale. Për t’u kundërvënë këtyre çështjeve dhe për të nxitur aksion të koordinuar në mbarë rajonin, Misioni i OSBE-së në Shkup, në bashkëpunim me EU4FAST, organizon një Konferencë të nivelit të lartë të bashkëpunimit midis policisë dhe doganave që mbahet në Shkup nga 5 deri më 7 nëntor.