Misioni i OSBE-së në Kosovë mbështet fuqizimin e grave fermere përmes vizitave në terren dhe shkëmbimit të njohurive
Misioni i OSBE-së në Kosovë mbështeti gratë fermere nga Fushë Kosova të vizitojnë një fermë dhe ndërmarrje bletarie në fshatin Dobërdol të komunës së Pejës. Vizita, e organizuar nga Zyrtarja për Barazi Gjinore e Komunës së Fushë Kosovës (ZBGJK), në bashkëpunim me ZBGJK-në të Pejës, kishte qëllim fuqizimin e grave në bujqësi përmes shkëmbimit të njohurive, ndërtimit të kontakteve profesionale dhe promovimit të praktikave të mira në bujqësinë e qëndrueshme dhe sipërmarrjen rurale.
U shkëmbyen përvoja për menaxhimin e prodhimtarisë, përpunimit dhe marketingut bujqësor, si dhe u diskutuan sfidat dhe mundësitë në tregjet lokale bujqësore. U ndanë po ashtu ide se si të përmirësohet produktiviteti dhe u eksploruan qasje inovative për të konsoliduar bizneset dhe jetesën e tyre.
Ardita Kastrati ndan njohuritë për prodhimin bujqësor nga 16 vitet e saja të përvojës në bujqësi dhe bletari, si dhe diskuton sfidat dhe mundësitë me të cilat përballen fermerët.
5 nëntor 2025 (OSBE/Leurina Mehmeti)
Fermeret dhe përfaqësueset komunale Lindita Dervisholli-Prebreza, ZBGJ nga komuna e Fushë-Kosovës dhe Samka Drançolli, ZBGJ nga komuna e Pejës, dëgjojnë ndërsa Ardita ndan përvojën e saj të punës. 5 nëntor 2025 (OSBE/Leurina Mehmeti)
Igballe Zogiani nga fshati Harilaç, komuna e Fushë-Kosovës, diskuton me Arditën për menaxhimin e biznesit dhe për inkorporimin e këshillave në punën e saj. 5 nëntor 2025 (OSBE/Leurina Mehmeti)
Një shumëllojshmëri produktesh të bletarisë, duke përfshirë mjaltin, dyllin e bletës, propolisin dhe produkte të tjera natyrore. 5 nëntor 2025 (OSBE/Leurina Mehmeti)
"Kam parë shumë gjëra këtu që nuk i kisha parë më herët dhe e vlerësoj çdo mundësi për të mësuar dhe për t'u avancuar. Çdo vizitë është një përvojë mësimi”, - Igballe Zogiani. 5 nëntor 2025 (OSBE/Leurina Mehmeti)
“Gjatë këtyre vizitave, fermeret fitojnë njohuri praktike dhe përmes shkëmbimit të përvojave, ato mbështesin dhe mësojnë nga njëra-tjetra”, - Samka Drançolli, Zyrtare Komunale për Barazi Gjinore në Pejë. 5 nëntor 2025 (OSBE/Leurina Mehmeti)
“Që kur isha e vogël, jam rritur me bletë, duke parë nënën time të punonte me pasion dhe dashuri për bletarinë. Ajo më mësoi se nëse vërtet dëshiron diçka, mund ta arrish,” - Xhastina Kastrati, vajza e Arditës.
5 nëntor 2025 (OSBE/Leurina Mehmeti)
Fermeret pozojnë së bashku në fund të vizitës së tyre, me përfaqësueset e komunave dhe të Misionit të OSBE-së në Kosovë. 5 nëntor 2025 (OSBE/Leurina Mehmeti)