Prezenca e OSBE-së rrit kapacitetet e Policisë së Shtetit kundër krimeve financiare
Analistët e Njësisë së Analizës Financiare të Policisë së Shtetit forcuan aftësitë e tyre në zbulimin dhe hetimin e transaksioneve të dyshimta financiare, gjatë një trajnimi katërditor të organizuar nga Prania e OSBE-së në Shqipëri nga 17 deri më 20 nëntor 2025.
Trajnimi u fokusua te teknikat e përparuara për analizimin e të dhënave të llogarive bankare përmes programit “Excel”, metodat për identifikimin e skemave të parregullta financiare, si edhe te përdorim praktik i programit “i2 Analyst’s Notebook” për vizualizimin e rrjeteve kriminale dhe përmirësimin e produkteve të inteligjencës financiare.
Kjo veprimtari mbështet zbatimin e modelit të policimit të udhëhequr nga inteligjenca, duke rritur efektivitetin në hetimin e krimeve financiare, pastrimit të parave dhe veprimtarive të tjera të paligjshme. Ajo u mbështet edhe nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnim në Hetimet Penale (ICITAP) i Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së.
Ky është trajnimi i dytë në këtë fushë i zhvilluar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, që ripohon angazhimin e saj për të ndihmuar institucionet ligjzbatuese të ndërtojnë ekspertizë profesionale, të përmirësojnë metodologjitë analitike dhe të rrisin bashkëpunimin ndërinstitucional për një sistem më të fortë dhe më modern të analizës financiare në Shqipëri.